LDK-ja në Prizren jep sinjale se do ta mbështesë Haskukën e Vetëvendosjes për kryetar

30 tetor 2017 19:18

Pas prishjes së koalicionit në nivel qendror, LDK-ja përjashtoi çdo koalicion të mundshëm me PDK-në edhe në nivel lokal.

Megjithatë, zyrtarë të LDK-së kanë konfirmuar se kanë pasur takime me kandidatin e PDK-së për kryetar të kësaj komune, Shaqir Totaj, për të diskutuar mundësinë e koalicionit.

Por, kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, ka thënë se takimet mes dy taborëve politikë nuk kanë qenë zyrtare, mirëpo, ai i cilëson vetëm si takime të kafeneve.

Ndërkohë, në dyert e LDK-së në Prizren, të hënën ka trokitur edhe kandidati i Vetëvendosjes për kryetar komune, Mytaher Haskuka.

Ai ka kërkuar nga partia e Isa Mustafës që ta mbështesë atë në garën për të parin e Prizrenit.

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Abdyli, është shprehur më i gatshëm që ta mbështesë kandidatin e VV-së për kryetar komune në mënyrë që PDK-në ta çojnë në opozitë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme