Zgjedhjet lokale

Haskuka shpreson në mbështetjen e partive që s’janë në balotazh

Descriptive Text

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka i cili është në balotazh me kandidatin e PDK-së, Shaqir Totaj, thotë se duke pas edhe përkrahjen e elektoratit të partive tjera politike që nuk janë pjesë e balotazhit do të arrijë të jetë kryetar i ardhshëm i Prizrenit.

Haskuka gjatë një interviste për KP ka deklaruar se pret të arrijë 50 për qindëshin nga votat e rreth 34 mijë votuesve që përkrahën partitë tjera për ndryshim.

“Mendoj që nga 60 mijë votues përafërsisht që kanë qenë do me thënë më shumë se 34 mijë faktikisht që janë edhe jashtë Vetëvendosjes dhe jashtë PDK-së kanë votuar për ndryshim dhe këta që janë diku rreth 34/35 mijë votues të cilët nuk kanë votuar partitë të cilët kanë hyrë në balotazh besoj që do të jenë për ndryshime dhe në atë aspekt unë mendoj që do të kalojmë 50 për qindëshin dhe do ta marrim udhëheqjen e komunës më 19 nëntor”, tha ai.

Pretendenti për të parin e qytetit historik të Prizrenit thotë se ai ka zhvilluar disa takime me subjektet politike që nuk janë në balotazh në këtë qytet dhe se pret mbështetjen e tyre për balotazh.

Ai beson që elektoratit i Prizrenit nuk do e votojë kandidatin e PDK-së për shkak se ky subjekt politik për 3 mandate me radhë ka keq qeverisur.

“Shumica e qytetarëve të Prizrenit janë për ndryshim në këtë aspekt shumica e qytetarëve kanë votuar për ndryshimin, por kanë votuar për ndryshimin në parti të ndryshme, tani adresa e ndryshimit po del që të jetë Vetëvendosja dhe në atë aspekt mendoj që të gjithë këta do të na bashkohen gjatë procesit zgjedhor për të ndryshuar gjendjen në Prizren apo qeverisjen në Prizren. Kam pas takime me të gjithë subjektet politike dhe në atë aspekt shpresoj që do të kemi mbështetjen e tyre për balotazh. Mendoj që elektoratit i shumicës së këtyre partive politike do të anoj nga unë nga siç thamë edhe njëherë PDK ka keq qeverisur me Prizrenin për tre mandate dhe nuk mendoj që qytetarët do t’ia mundësojnë edhe një mandat keq qeverisje edhe që problemet e njëjta të vazhdojnë”, është shprehur Haskuka.

Haskuka po ashtu përmbysjen e rezultati ndaj kandidatit të PDK-së, Shaqir Totja ku i ndajnë vetëm 4.075 e sheh të lehtë duke u mbështetur tek elektorati i partive politike që nuk arritën të jenë në balotazh për Prizrenin.

“Mendoj që është një shifër që përmbyllet shumë lehtë dhe besoj që më datën 19 nëntor nga ata 30 mijë votues të cilët kanë votuar partitë tjera një pjesë më e madhe do të vijë nga ana jonë dhe do të përmbysim shifrën e 4 mijë votave dhe do të dalim si fitues në zgjedhjet e 19 nëntorit”, tha ai.

Pas datës 19 nëntor, duke besuar në fitoren e tij, Mytaher Haskuka zotohet se do t’ia kthej epitetin e prodhimtarisë dhe punësimit qytetit të Prizrenit duke pasur fokus kryesor zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

“Brenda 43 zotimeve që unë pata shpalosur gjatë fushatës zgjedhore shumica e tyre janë për zhvillim ekonomik nga turizmi deri tek rritja e investimeve të diasporës në Prizren dhe besoj që Prizreni gjithmonë ka qenë një qytet i prodhimtarisë dhe i punësimit dhe për me ia kthyer këtë epitet besoj që duhet qeverisja ime për katër vitet e ardhshme”, shtoi Haskuka.

Lidhur me pritshmëritë e tyre për më shumë vota në qytetit e Prizrenit, Haskuka thotë se këtë e ka penguar edhe reklamimi i madh që kanë bërë kundër kandidatët e tij si për kryetar të Prizrenit, si dhe kandidatët për Kuvendin Komunal.

Ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje sipas rezultateve të dala deri tani nga KQZ-ja ka fituar gjithsej 7 vende në kuvendin komunal të Prizrenit.