Oficeri i Urdhrit Kombëtar të Meritës në Francë ka dy kërkesa për Abrashin nëse bëhet kryetar

Oficeri i Urdhrit Kombëtar të Meritës në Francë ka dy kërkesa për Abrashin nëse bëhet kryetar

28 tetor 2017 14:03

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Valon Murtezaj, i cili së fundi ka marrë edhe titullin Oficeri i Urdhrit Kombëtar të Meritës në Francë ka shprehur dy kërkesa për bashkëpartiakun e tij, Arban Abrashi, për të cilin ai nuk dyshon se do të jetë kryetar i Prishtinës pas 19 nëntorit.

“Arban Abrashi, si qytetar i Prishtinës, dhe i Kosovës, i kam dy kërkesa të vogla për ty si kryetar i Prishtinës: 1. Një flamur të madh të Republikës së Kosovës, më të madhin në Prishtinë, në njërin nga sheshet kryesore të qytetit (sheshi Adem Jashari sipas meje, është afër komunës, afër Kuvendit, dhe Qeverisë). 2. Të ma mundësosh të ec si këmbësor banor i Arbërisë (dhe mijëra banorëve tjerë), përgjatë rrugës Ahmet Krasniqi në Arbëri. Nga Komuna e re, deri poshtë te rrethi i Arbërisë”, ka shkruar Murtezaj.

Ai i ka quajtur këto dy kërkesa si të lehta për t’i bërë, përcjell Koha.net.

“Mund t’i bësh në vitin e parë të qeverisjes. Janë të nevojshme për të gjithë ne. Ka edhe shumë projekte tjera zhvillimore, tanimë i ke në planin tënd.

Punojmë për fitore”, ka shkruar ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Gazebo30/10/2017 10:07

Abrashin e kisha udhezuar ta blej nje bilete autobusi per Mitrovice dhe te kthehet atje,prej kahit edhe eshte.Prishtinen, ka kush me e udheheq e mos ti mbreh dhembet kot.

Shto koment

Të ngjashme