Mustafa: Do të kërkojmë përkrahjen e qytetarëve për të fituar në balotazh

Mustafa: Do të kërkojmë përkrahjen e qytetarëve për të fituar në balotazh

28 tetor 2017 13:16

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se do të kërkohet përkrahja e qytetarëve për komunat ku kandidatët e këtij subjekti politik garojnë në balotazh.

Mustafa ka thënë se kanë kandidatët më të mirë për t’i udhëhequr komunat.

“Fitorja e LDK-së në zgjedhjet lokale është rezultat i punës së përkushtuar në të gjitha degët e LDK-së. Synojmë në raundin e dytë ta fitojmë bindshëm Prishtinën dhe nëntë komuna tjera. Presim përkrahje nga qytetarët. Ne do të përmbushim të gjitha premtimet e kandidatëve tanë”, ka thënë Mustafa në postin e tij në rrjetin social Facebook, të cilin e ka shoqëruar me një fotografi nga mbledhja e fundit e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme