Kryetari i ri i Mamushës zotohet për zhvillim dhe unitet ndër qytetarë

Kryetari i ri i Mamushës zotohet për zhvillim dhe unitet ndër qytetarë

28 tetor 2017 13:04

Abdylhadi Krasniq, i cili sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është zgjedhur kryetar i Komunës së Mamushës, përmes një adresimi ka premtuar se do të punojë për zhvillimin e kësaj komune dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve.

Në mesazhin e falënderimit për mbështetjen gjatë zgjedhjeve komunale të 22 tetorit, Krasniq ka bërë të ditur se me fillimin e epokës së re në Mamushë do të hapet edhe kapitulli i ri i unitetit dhe i marrëdhënieve vëllazërore ndërmjet qytetarëve të komunës së vetme me shumicë turke në Kosovë.

me epokën e re në Mamushë do të hapet edhe një kapitull i ri. Të gjithë së bashku prej fillimit do ta ndërtojmë Mamushën, ku vëllazëria dhe uniteti do të mbizotërojnë dhe ku nuk do të ketë vend për ndasi dhe kësisoj do të bëhemi komuna e të gjithëve”, ka thënë Krasniq.

Në bazë të rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ-ja, Abdylhadi Krasniq i KDTP-së në zgjedhjet e 22 tetorit për kryetar të Komunës ka marrë 1 mijë e 369 vota apo 55.05 për qind, duke lënë prapa vetes kryetarin e deritanishëm të Mamushës, Arif Bytyq nga KTAP-i, i cili ka marrë 1 mijë e 60 vota apo 42.62 për qind, si dhe kandidatin e pavarur Riza Kruezi, i cili ka marrë 58 vota apo 2,33 për qind. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme