Zgjedhjet lokale

Në QNR përfundon numërimi i votave me postë dhe rinumërimi i 8 kutive të votimit

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve është përmbyllur rinumërimi i 8 kutive të votimit, sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i marrë të premten.

Për rinumërimin e tyre është vendosur pasi këto kuti votimi nuk kanë mundur të kalojnë auditimin për shkak të mospërputhjes.

Gjithashtu ka përfunduar edhe numërimi i votave të cilat kanë ardhur përmes postës, raporton Koha.net.

Tashmë kanë mbetur që të numërohen votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

Rezultatet e rinumërimit dhe rezultatet e votave me postë do të publikohen në faqen e KQZ-së.