Haskuka do ndihmën e të tjerëve për ta dërguar PDK-në në opozitë

Haskuka do ndihmën e të tjerëve për ta dërguar PDK-në në opozitë

27 tetor 2017 09:29

Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, të enjten, u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike në këtë komunë që në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune ta mbështesin atë dhe ta sjellin ndryshimin në Prizren, shkruan sot Koha Ditore .

Ai ka theksuar se pothuajse të gjitha subjektet politike kanë kritikuar qeverisjen e PDK-së në Prizren dhe se tani kanë mundësinë që ta dërgojnë partinë e keqqeverisjes në opozitë.

“Pres nga të gjithë ata që kanë qenë kritikë ndaj qeverisjes së PDK-së në Prizren që të bashkohen me ne, ashtu që më 19 nëntor të vjen ndryshimi në Prizren. Pas zgjedhjeve të raundit të parë kemi pasur takime me subjekte të tjera dhe mund të them se ka interesim për ndryshim”, ka thënë Haskuka.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme