Sfarqa akuzon Aliun se e mbushi Ferizajn me kazino

Sfarqa akuzon Aliun se e mbushi Ferizajn me kazino

26 tetor 2017 21:15

Kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa, që në balotazh me Agim Aliun e PDK-së po kërkon një mandat të dytë, e ka akuzuar kundër-kandidatin për qeverisjen e tij deri në vitin 2013.

Sfarqa thotë se Aliu kishte shndërruar Ferizajn në një vend të kazinove.

“Kishte një vërshim eklatant”, ka thënë Sfarqa duke shtuar se kishte edhe afër shkollave.

Akuzat e tilla, kandidati i PDK-së, Agim Aliu i quajti vetëm propaganda.

Sfarqa ka pasur një përgjigje edhe për klubin e futbollit Ferizaj që përmes Facebookut ka paralajmëruar bojkot për shkak se nuk ka marrë paga qe dy muaj. Ai ka thënë se kjo është vetëm për politikë elektorale sepse përkrahja për sportin nuk ka munguar në qeverisjen e tij.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme