Sfarqa e quan Aliun marionetë të PDK-së

Sfarqa e quan Aliun marionetë të PDK-së

26 tetor 2017 20:25

Kryetari aktual i Ferizajt, Muharrem Sfarqa, i cili po kandidon për mandatin e dytë në këtë komunë, e ka quajtur marionetë të PDK-së, kundërkandidatin në balotazh Agim Aliun.

Në Rubikon të KTV-së, Sfarqa ka thënë se subjekti e përdor Agim Aliun dhe shpesh ai është identifikuar me figura të tjera, duke i kujtuar atij Elmi Reqicën.

“Shpeshherë flet në vetën e parë dhe në njëjës”, ka thënë Sfarqa për Aliun.

Përballë tij, Agim Aliu, i ka thënë se tashmë ferizajasit e kanë kuptuar se të gjitha këto janë manipulime të kandidatit të LDK-së, të pabazuara në fakte.

“Për katër vite keni provuar të gjeni diçka nga vendimet e mija, nga qeverisja ime, po ja që nuk keni gjetur asgjë. Tashmë qytetari i Ferizajt nuk pranon dhe tani e dha verdiktin e vet dhe do ta japë edhe një herë me 19 nëntor”, ka thënë ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme