Kusari-Lila thotë se Gjini bën premtime të pabaza për Gjakovën

Kusari-Lila thotë se Gjini bën premtime të pabaza për Gjakovën

24 tetor 2017 20:25

Kryetarja në detyrë e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka thënë në Rubikon të KTV-së se kundërkandidati i saj në balotazh, Ardian Gjini, po bën premtime të pabaza dhe jo të mira për qytetin.

Sipas saj, Gjini nuk po tregohet serioz duke thënë se do të anulojë kredi milionëshe.

“Gjini thotë se na do ta anulojmë edhe kredinë me bankën për ndërtim e zhvillim, përndryshe e cila është e lidhur me komuna me Ministrinë e Infrastrukturës, nuk është e ndarë, është Komuna 8 milionë, ministria e Infrastrukturës 18 milionë, për të njëjtin projekt. Mendon se mundemi me bë hajgare me Bankën Evropiane për ndërtim e zhvillim pas një viti e gjysmë që diskutohet, për t’i shtyrë disa gjëra për vete”, ka thënë ajo.

“Përgatitu edhe katër javë kom m’i thonë pse nuk është mirë Aleanca të vijë në krye të Gjakovës”, shtoi tutje Kusari-Lila.

Sipas saj, tmerri që ka krijuar qeverisja e Aleancës në Gjakovë deri në vitin 2013 është ankth për qytetarët e komunës që qeverisi Kusari-Lila.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme