Vëzhguesit ndërkombëtarë: Këto zgjedhje ishin transparente Foto: Koha / arkiv

Vëzhguesit ndërkombëtarë: Këto zgjedhje ishin transparente

24 tetor 2017 11:02

Vëzhguesit e Bashkimit Evropian, kanë paraqitur raportin preliminar të monitorimit të zgjedhjeve, ku i cilësuan si transparente.

“Këto zgjedhje ishin më transparente se ato të kaluarat. KQZ-ja ka bërë përmirësime dhe përgatitje paraprake sa i përket këtyre zgjedhjeve”, tha Shefi i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian, Alojz Peterle në një konferencë për media, transmeton televizioni publik.

Ai tha se janë këtu të vëzhgojnë se si Kosova i ka respektuar standardet, “e kemi vlerësuar se këto zgjedhje kanë kaluar mirë pa shumë incidente”.

Mediat në mënyrë të balancuar kanë përcjellë fushatën dhe procesin zgjedhor.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme