Mustafa: LDK nuk i fitoi zgjedhjet për t’u lavdëruar, por për të punuar

Mustafa: LDK nuk i fitoi zgjedhjet për t’u lavdëruar, por për të punuar

24 tetor 2017 10:55

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e ka cilësuar fitore të LDK-së rezultatin e zgjedhjeve lokale të cilat u mbajtën të dielën në Kosovë.

Mustafa megjithatë thotë se partia e tij nuk i fitoi këto zgjedhje nga lavdërimi e as për t’u lavdëruar dhe se respekti ndaj qytetarëve kthehet me punë dhe përgjegjësi.

“Prandaj çdo fitore e shton peshën e përgjegjësisë ndaj vendit dhe ndaj çdo njeriu”, ka shkruar në Facebook, kreu i LDK-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme