PZAP dënon me mbi 3 mijë euro Isa Mustafën

PZAP dënon me mbi 3 mijë euro Isa Mustafën

24 tetor 2017 10:44

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është dënuar me 3 mijë e 300 euro gjobë për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore.

Vendimi për dënimin është marrë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa bazuar në ankesën e BIRN dhe Internews Kosova.

Sipas vendimit të PZAP-it, Mustafa shkeli kodin zgjedhor kur në postimin e tij të datës 17 tetor në profilin e tij të Facebook publikoi fotografi me fëmijë të cilët mbanin bluza me mbishkrimin Lidhja Demokratike e Kosovës, raporton “Kallxo.com”.

Fushata zgjedhore për zgjedhjet komunale 2017-ës është shoqëruar me shumë shkelje të kodit të zgjedhjeve nga ana e partive politike.

Ekipi i Monitoruesve të BIRN dhe Internews Kosova deri më tani ka dorëzuar 110 ankesa në PZAP prej të cilave partitë politike deri më tani janë dënuar me 98 mijë euro.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme