Rufki Suma, për herë të tretë fiton Hanin e Elezit

23 tetor 2017 20:22

Rufki Suma për herë të tretë do ta drejtojë komunën e Hanit të Elezit edhe për katër vjet.

Ai thotë se qytetarët e kanë shpërblyer edhe një herë, pasi nuk u ka bërë premtime të parealizueshme, e madje nuk ka zhvilluar kurrfarë fushate, raporton KTV.

Sa u përket kundër kandidatëve të tij, Florim Shkretës nga PDK-ja, dhe Hyrjete Isufit nga LDK-ja, thotë se i vlerëson shumë dhe i njeh prej kohësh, pasi kanë qenë këshilltarë në komunë.

Megjithëkëtë nuk i ka vlerësuar si kundërkandidatë të fortë, ani pse nga partitë prej nga vijnë kanë pasur përkrahje të madhe.

Suma thotë se qytetarët me votën e tyre e kanë ngarkuar edhe një herë me një përgjegjësi të madhe, pasi pozita e kryetarit të komunës sipas tij, në të shumtën e rasteve nuk i lë kohë të qëndrojë as me anëtarët e familjes.

Por, zotohet se do të vazhdojë të qëndrojë modest si tash dhe të punojë edhe më me shumë vullnet.

Orari i punës thotë se do vazhdojë të fillojë që para orës 8, sepse për të punuar shumë dhe ndershëm, sipas tij, nuk të mjaftojnë vetëm 8 orë.

Suma, edhe pse i pavarur, çdo herë thotë se e ka pasur bashkëpunim korrekt nga niveli qendror, ndaj dhe do të vazhdojë të mbajë raporte të mira, në mënyrë që komuna e Hanit të Elezit të përfitojë sa më shumë.

Përderisa në Han të Elezit nuk do të ketë balotazh, njësoj nuk do të ndodhë edhe me komunën e Kaçanikut dhe të Ferizajt.

Që të dyja këto komuna do të shkojnë edhe në një palë zgjedhje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme