Limaj: Nisma është rritur 6 për qind

Limaj: Nisma është rritur 6 për qind

23 tetor 2017 15:36

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj në një konferencë për media tha se subjekti që ai e drejton tashmë është një parti nacionale dhe se do të jetë e përfaqësuar në shumicën dërmuese në asambletë komunale.

Siç tha ai, Nisma për Kosovën është rritur brenda 20 për qind, ndërsa 6 për qind në nivel nacional.

“Nisma është në mesin e dy partive politike që ka shënuar rritje në këto zgjedhje lokale dhe unë besoj që ky trend dhe kjo frymë do të vij duke u zgjeruar. Nëse shohim rezultatin brenda Nismës ne kemi rritje brenda 20 për qind, ndërsa në nivel nacional karshi të tjerëve, Nisma për Kosovën është duke shkuar 6 për qind drejt votës nacionale si votë politike dhe ky është një sukses i jashtëzakonshëm për Nismën. Siç e dini kemi shënuar një fitore të thellë të rikonfirmuar për të disatën herë ne Malishevë edhe si parti edhe me kandidatin tonë”, tha Limaj një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Ai shtoi se kanë mbështetur kandidatin e përbashkët në Shtime dhe se ai është në balotazh, ku presin një përmbysje të rezultatit.

Rezultatet e 22 tetorit, sipas Limajt, janë sinjal i rritjes dhe fuqizimit të Nisma-s drejt një shumice parlamentare.

Nga rezultatet e numëruara deri më tani kandidati i Nismës për Kosovën në Malishevë Ragip Begaj do të shkojë në balotazh me kandidatin e PDK-së Mursel Gashi.

Komentet

Ardian24/10/2017 12:23

Nëse NISMA është rritur atëherë suksese z. LImaj. Por, një gjë duhet ta bëni menjëherë për të dal serioz para qytetarë të Republikës së Kosovës: Ta tërhiqni nga Qeveria ministrin e arsimit z.Shyqiri Bytyqi, i cili nuk arriti të marr as 600 vota! Nuk mund ta udhëheq një dikasterë kaq të rëndësishëm, siç është arsimi një njeri, të cilit nuk i besojnë më shumë se 600 qytetarë. Fundja vetë e dogjët duke e nxjerrë në garë!

Shto koment

Të ngjashme