Ahmeti: Nuk ka kthim në periudhën para vitit 2013

Ahmeti: Nuk ka kthim në periudhën para vitit 2013

23 tetor 2017 13:50

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se nuk ka kthim në periudhën para vitit 2013.

Si subjekt politik në Kuvendin Komunal, ka thënë se Vetëvendosje është e para në Prishtinë.

Ahmeti njëherësh ka falënderuar qytetarët që e kanë përkrahur në këto zgjedhje.

Postimi i Ahmetit në Facebook:

Rruga përpara në Prishtinë është e qartë. Reformat vazhdojnë, nuk ka kthim në periudhën para vitit 2013. Rritja në Kuvendin Komunal si subjekti politik i parë në kryeqytet (dyfishim) dhe rritja e votës për kryetar na e forcojnë këtë rrugë.

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, mesazhet e urimet mbrëmë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme