Çelaj: Nuk kam kandidat të preferuar për balotazh, por jam kundër Ahmetit

Çelaj: Nuk kam kandidat të preferuar për balotazh, por jam kundër Ahmetit

23 tetor 2017 13:15

Kandidati i PDK-së për Prishtinën Lirak Çelaj i cili në garë për zgjedhjet komunale, arriti t’i marrë 4 mijë e 627 vota ose 5.85 për qind , thotë se nuk është i kënaqur me rezultatin.

Thotë se ka qenë i vetëdijshëm që po hyn në një garë tejet të vështirë. Megjithatë thotë se duhet bërë analiza, për rezultatin që PDK ka arritur në kryeqytet.

“Natyrisht që nuk jam i kënaqur me rezultatin tim. Kjo do analiza. Sidoqoftë kam qenë i vetëdijshëm që po hy në një garë shumë të vështirë. Besoj që pikat e programi im, debati që kam bërë unë, kanë kontribuuar sado pak në nxitjen e debatit. Uroj që kushdo që fitojë të marrë pika prej aty, sepse vërtetë besoj që ka pasur pika shumë të rëndësishme për Prishtinën dhe t’i realizoj në të mirë të qytetit të Prishtinës”, tha Çelaj për KosovaPress

Megjithëse ai vet nuk arriti të shkoj në balotazh, thotë se në garën e balotazhit në Prishtinë, nuk është mirë që të fitojë Shpend Ahmeti, pasi që qytetarët tashmë kanë parë qeverisjen e tij kriminale.

“Unë me të thënë sinqerisht kandidat të preferuar në balotazh nuk kam. Por e di që nuk është mirë me fitu Shpend Ahmeti, për shkak se ne e kemi parë qeverisjen e tij të keqe. Është një qeverisje kriminale, e cila nuk i bënë mirë Prishtinës. Unë nuk e di a është Arbani zgjidhja më e mirë, por unë e thash që jam kundër Shpendit”, tha ai.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme