Vulin: Ndërmjet serbëve në Kosovë dhe Serbisë askush dhe asgjë nuk mund të qëndrojë Foto: Ilustrim/Koha

Vulin: Ndërmjet serbëve në Kosovë dhe Serbisë askush dhe asgjë nuk mund të qëndrojë

23 tetor 2017 10:25

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin ka uruar Listën Srpska për fitoren në komunat me shumicë serbe në zgjedhjet lokale të Kosovës.

"Fitorja e Srpskas është dëshmi se ndërmjet Qeverisë së Serbisë dhe serbëve në Kosovë asgjë dhe askush nuk mund të ndërrojë”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.

Vulin, siç njofton rts, ka thënë se serbët në Kosovë e kanë dëgjuar kryetarin vet Aleksandar Vuçiq, etërit e fëmijët e tyre dhe mbeten fuqishëm me Serbinë.

"Fitoren e Listës Srpska, serbët në Kosovë e mbajnë fuqimisht fatin e vet në duar të veta. Dhe ashtu siç kemi thënë që në ditën e parë të themelimit të Srpskas, sot voton për Srpskan e nesër e formon Srpskan”, ka thënë Vulin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme