Havolli i LDK-së thotë se u kërcënua nga 5 aktivistë të VV-së

Havolli i LDK-së thotë se u kërcënua nga 5 aktivistë të VV-së

23 tetor 2017 01:49

Sokol Havolli i LDK-së, pretendon se pesë aktivistë të Vetëvendosjes e kanë kërcënuar fizikisht pas mesnatës të së dielës apo në orët e para të së hënës.

Havolli ka qenë i ftuar në një debat televiziv, ndërsa thotë se pasi ka dalë nga aty është kërcënuar.

“Sa dola prej studios së TV Dukagjinit, 5 veta të VV-së më kërcënuan në shesh të Prishtinës”, la thënë Havolli.

Ish-shefi i Kabinetit të ish-kryeministrit Isa Mustafa thotë se e ka kuptuar se janë aktivistë të Vetëvendosjes pasi që i kanë thënë se “ne nuk jemi si PDK-ja. Në Prishtinë edhe ju mposhtim edhe ju rrehim”.

Havolli thotë se i është shmangur konfliktin fizik, ndërsa rastin nuk e ka lajmëruar në Polici meqë personat nuk i njeh me emra. 

LDK-ja ka shpallur fitoren në nivel të Kosovës dhe pretendon se në balotazh do ta kthej Prishtinën. 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Zymbyl Potera23/10/2017 09:49

Hajde rrene hajde. Edhe mua sot njani ne semafor nuk ma leshojke rrugen, VV ish kan, se tha une jam ndryshe, bo qka dush.

Lisi23/10/2017 09:49

Turp te keni per keso shpifjesh. E para, a budallenje jane sulmuesit qe te identifikohen? E dyta, nje fjale goje cfare deshmije paraqet? E treta a kaq te ceket jeni? Kjo e treta kot se sa here e deshmuat! Ju keni te perbashketa me PDK-ne, lojera te pista pa moral e pa kurrefare ndergjegjeje!

Shto koment

Të ngjashme