Sokol Havolli i LDK-së, pretendon se pesë aktivistë të Vetëvendosjes e kanë kërcënuar fizikisht pas mesnatës të së dielës apo në orët e para të së hënës.
Havolli ka qenë i ftuar në një debat televiziv, ndërsa thotë se pasi ka dalë nga aty është kërcënuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sa dola prej studios së TV Dukagjinit, 5 veta të VV-së më kërcënuan në shesh të Prishtinës”, la thënë Havolli.
Ish-shefi i Kabinetit të ish-kryeministrit Isa Mustafa thotë se e ka kuptuar se janë aktivistë të Vetëvendosjes pasi që i kanë thënë se “ne nuk jemi si PDK-ja. Në Prishtinë edhe ju mposhtim edhe ju rrehim”.
Havolli thotë se i është shmangur konfliktin fizik, ndërsa rastin nuk e ka lajmëruar në Polici meqë personat nuk i njeh me emra.
LDK-ja ka shpallur fitoren në nivel të Kosovës dhe pretendon se në balotazh do ta kthej Prishtinën.