Reagon Rashiti: Nuk jemi dy kandidatë të PDK-së në Shtime

Reagon Rashiti: Nuk jemi dy kandidatë të PDK-së në Shtime

23 tetor 2017 00:06

Kandidati i pavarur për kryetar të Shtimes, Fatmir Rashiti, ka dalë kundër deklaratës së Kadri Veselit të PDK-së dhënë pak minuta më herët.

Veseli deklaroi se në Shtime janë dy kandidatë të PDK-së në balotazh Naim Ismajli, që garon në emër të PDK-së, dhe Fatmir Rashiti i cili është kandidat i pavarur, por ishte anëtar i kësaj partie.

“Kandidati i Pavarur për Kryetar të Shtimes, Fatmir Rashiti demanton deklaratën publike të kreut të PDK-së, z. Kadri Veseli i cili thotë se në balotazh janë dy kandidatë të PDK-së në Shtime, çka në fakt nuk është e vërtetë sepse ne jemi kandidat i pavarur i mbështetur nga koalicioni: AAK, NISMA, AKR, LB si dhe nga anëtarë e simpatizantë të partive tjera politike, me të cilët do të vazhdojmë garën së bashku në balotazh dhe do të fitojmë bindshëm komunën e Shtimes”, thuhet në njoftim të ekipit të Rashitit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme