LDK-ja feston në shesh “fitoren e demokracisë”

LDK-ja feston në shesh “fitoren e demokracisë”

23 tetor 2017 00:01

Një numër qytetarësh i është përgjigjur thirrjes së LDK-së për të shprehur entuziazmin e fitores së kësaj partie.

Grupit të mbledhur të qytetarëve fillimisht i është drejtuar Isa Mustafa, kryetar i kësaj komune i cili rezultatin e partisë së tij e ka quajtur fitore të demokracisë.

Pas tij ka folur Imri Ahmeti, që është njëri prej kandidatëve që ka fituar pa balotazh. Ai ka thënë se ky është rikthimi i madh i LDK-së.

“LDK-ja kurrë nuk ka pasur këso fitore”, ka thënë Ahmeti.

Arban Abrashi ka shprehur bindjen se ai me LDK-në do ta rikthejë Prishtinë.

“Gjatë fushatës vetëm u treguam njerëzve që bash asgjë s’është bërë përveç Facebookut. E jona është ta kthejmë qeverisjen e mirë në Prishtinë, t’i vazhdojmë punët që kanë mbetur në gjysmë dhe të bëjmë të tjera. E jona është ta bëjmë Prishtinën me kryetar, sepse nuk ka pasur që katër vjet”, ka thënë Abrashi.

Edhe sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se do ta rikthejnë Prishtinën.

“Do të fitojmë ne jo ai që s’ka krah”, ka thënë Beqiri.

Xhafer Tahiri i Vushtrrisë ka thënë se “ky është rikthimi i madh i LDK-së”.

E deputetja Vjosa Osmani ka thënë se do që të falënderojë të gjithë kandidatët, siç ka thënë ajo të jashtëzakonshëm të LDK-së, “që kthyen frymën e fitores nëpër të gjitha komunat”.

“Ku janë ata që thoshin se LDK po bien. Janë 235 mijë vota”, ka thënë Lumir Abdixhiku. “Na kanë mbetur edhe pak punë, me e rikthy Prishtinën”, ka shtuar më tej.

Festa ka përfunduar me shpërthimin e fishekzjarrëve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme