Nisma pret dyfishim të votës për asamble komunale

Nisma pret dyfishim të votës për asamble komunale

22 tetor 2017 23:41

Sherif Billali nga Nisma për Kosovën në një konferencë për media tha se pret të ketë dyfishim të votës për asamble komunale në krahasim me zgjedhjet e kaluara.

Ai në një konferencë për media tha se Nisma në Malishevë është në balotazh dhe pritet që fitorja në këtë komunë të konfirmohet sërish, derisa edhe kandidati i mbështetur nga Nisma në Shtime, Fatmir Rashiti është në balotazh.

Pavarësisht se kanë pritur që në Drenas të shkojë në balotazh, Nisma në këtë komunë nuk ka arritur të shkojë në raundin e dytë pas fitores së kandidatit të PDK-së, dhe se për këtë Bilalli thotë se ka vendosur fjala e sovranit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme