Ahmeti: Jemi të parët në Kuvend Komunal dhe për kryetarë komunash

Ahmeti: Jemi të parët në Kuvend Komunal dhe për kryetarë komunash

22 tetor 2017 22:49

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka thënë se rezultati i sotshëm ishte i jashtëzakonshëm.

“Sot deklaroj se kemi fituar bindshëm”, tha ai në një konferencë për media, transmeton Koha.net.

"Nga 16 mijë vota për Kuvendin Komunal në 2013 me 10 asambleistë, kemi mbi 35 mijë vota për Kuvend dhe mbi 20 asambleistë", tha ai.

Ahmeti tha që kanë ruajtur dhe kanë rritur votën e qershorit të 2017-s.

Tutje ai ka shprehur bindjen e tij që do të fitoj balotazhin, përderisa rezultatin e kundërkandidatit të tij nga AKR-ja, Selim Pacollit, e konsideroi si befasinë e këtyre zgjedhjeve.

“Në kuvendin komunal Vetëvendosje është në vendin e parë. Ne këtë e kemi kërkuar. Jemi bindshëm të parët edhe për kryetarë komunash”, tha ai.

“Tani i kemi 42 mijë vota në garën për kryetarë”, tha ai duke shtuar se “tash hyjmë në garën për balotazh, por jemi të sigurt që po bëhemi fitues”.

Ka thënë se në Prishtinë, dalja në këto zgjedhje ka qenë më e madhja ndonjëherë.

“Kemi arritur më shumë se 40 mijë vota. Këtë e kemi synuar dhe ia kemi arritur synimit tonë”, përfundoi ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme