Vuçiq ia uroi fitoren Listës Serbe në komunat me shumicë serbe në Kosovë

Vuçiq ia uroi fitoren Listës Serbe në komunat me shumicë serbe në Kosovë

22 tetor 2017 22:42

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ia ka uruar fitoren Listës Serbe në të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë, raportojnë mediat e Beogradit, transmeton Koha.net.

Sipas liderit të Listës Serbe, Goran Rakiq, kandidatët e kësaj Liste kanë marrë mbi 80 për qind të votave në zgjedhjet lokale në të dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë.

se presidenti i Serbisë, Vuçiq, iu drejtua me telefon Shtabit Zgjedhor të Listës Serbe në Mitrovicë dhe ia uroi fitore. Zëri i Vuçiqit u ndoq drejtpërdrejt nga qytetarët përmes altoparlantit.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme