Baxhaku: PDK bleu vota e bëri presion, do të doja të shkonte në opozitë

Baxhaku: PDK bleu vota e bëri presion, do të doja të shkonte në opozitë

22 tetor 2017 22:36

Kandidati i LDK-së për Prizrenin, Hatim Bazhaku, ka akuzuar PDK-në për blerje votash e presion ndaj votuesve. E ka bërë pjesë të përfshirjes në garë edhe presidentin Hashim Thaçi.

Ka thënë se e pranon verdiktin e qytetarëve, që atë dhe partinë e tij e vendosin të tretën në Prizren.

“Rezultati është verdikt i popullit, që e kemi pranuar gjithnjë që do ta pranojmë edhe kësaj radhe. Rezultati ishte ndikim i presionit që ka bërë PDK-ja ndaj votuesve, madje me prezencën e tij është përfshirë edhe presidenti Thaçi. Ka pasur edhe blerje vote nga kjo parti”, ka thënë ai.

Ai ka thënë këto janë fakte të pakontestueshme. Derisa nuk e ka lënë fajin te vetja për mospërfshirje në balotazh.

“Mendoj se presionet dhe koalicionet e fshehta që kanë bërë partitë janë vendimtare për këtë renditje”, ka thënë Baxhaku, për KTV.

Ai është pyetur nëse do të ketë anim të LDK-së në balotazh.

“Unë nuk jam kryetar i degës së LDK-së, por personalisht do të dëshiroja që PDK-ja të shkojë në opozitë, jo pse unë apo partia ime ka ndonjë inat personal, por sepse i ka bërë shumë dëm Prizrenit”, ka thënë Baxhaku.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme