Zgjedhjet lokale

Abrashi: Shumë shpejt do të jem kryetar i Prishtinës

Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Prishtinës, në konferencën e organizuar për media, tha se ai shumë shpejt do të jetë kryetar i Prishtinës.

“E jona është që të punojmë e të ju tregojmë qytetarëve që programi ynë është program i Prishtinës dhe për ju qytetarët”, ka thënë Abrashi.

“Shumë shpejt do të jem kryetar i Prishtinës”, shtoi ai.

LDK, sipas Lumir Abdixhikut, është partia me më së shumti vota në nivel nacional.

“Në nivel nacional jemi partia e parë, në 5 komuna shkojmë pa balotazh në 10 me balotazh”, tha ai.

Ndërkaq Abrashi për fund tha se “këto 4 vite Prishtina nuk ka pasë kryetar. Qëllimi ynë është Prishtina të bëhet kryeqytet e të ketë kryetar”, ka thënë Abrashi.