Haradinaj: I kemi fituar tri komuna pa balotazh, në garë edhe për 6 të tjera

Haradinaj: I kemi fituar tri komuna pa balotazh, në garë edhe për 6 të tjera

22 tetor 2017 22:17

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbajtur konferencë për media, ku ka bërë publike rezultatet e atyre komunave ku partia e tij ka fituar.

Ai tha se tashmë AAK-ja i ka të fituara tri komuna pa balotazh, tre me balotazh.

“Ne jemi në 9 komuna, AAK-ja garuese, tri të fituara në raund të parë, tri primë dhe tri të tjera shkojmë në garë. Po ia filloj prej Prishtinës, për asamble kemi rritje, kemi kaluar pak më vështirë me kandidatin, por mendoj që ka qenë një orientim i votës kundër Vetëvendosjes përmes LDK-së. Një orientim i votuesve në atë frymë. Në Pejë kemi rritje vote nga e kaluara por nuk është një rezultat dominant, e vërteta është që prinë LDK-ja. Në Gjakovë rezultati e than edhe EXIT poli që ka mundësi me variruar ka variu ka ndryshuar. Kemi edhe rritje votash në Gjakovë dhe prijmë në rezultat“, tha Haradinaj, raporton kp. 

I pyetur se me cilat parti do të bëjë koalicion për t’i ndihmuar ka thënë se ende nuk ka bërë asnjë kalkulim tash për tash.

“S’kemi bërë kësi kalkulimesh deri tani kush kujt do t’i ndihmon. Nuk po duam njëherë me hy në këtë vallen me qëllim”, tha Haradinaj.

Haradianj tha se në Suharekë numri i votave është mbi 1 mijë vota që prijnë prej kandidatit të dytë. Njëkohësisht në Rahovec numri i votave tha se është i madh që prijnë edhe përqindja.

Në Gjakovë po ashtu është numri i votave të përqindjes bukur i madh, relevant që prijnë para kandidatit të dytë ose partisë së dytë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme