Veliu i LDK-së: Po prijmë bindshëm në Podujevë

Veliu i LDK-së: Po prijmë bindshëm në Podujevë

22 tetor 2017 21:21

Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës, nga LDK-ja, Agim Veliu, ka thënë se ai është duke prirë, dhe rezultatet janë pozitive në favor të tij.

“Jemi duke prirë bindshëm, jemi duke marrë informata në terren. Më vonë dalim me rezultate”, tha Veliu në një deklaratë për KP-në përmes telefonit.

Në Podujevë kanë garuar përveç Veliut edhe Ajet Potera nga Lëvizja Vetëvendosje, Hajredin Hyseni nga PDK, Fatmir Humolli nga AAK, Xhemajl Hasani nga Nisma dhe Xhevdet Maloku nga partia Fjala.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme