Idrizi: Definitivisht jemi fitues në Mitrovicë

Idrizi: Definitivisht jemi fitues në Mitrovicë

22 tetor 2017 20:32

Kandidatja e PDK-së për Mitrovicën e Jugut, Valdete Idrizi, ka thënë bindshëm se partia e saj do të fitojë.

“Rezultatet edhe pse nuk janë përfundimtare ne definitivisht jemi fitues bindshëm”, tha ajo.

Ka thënë se “Fitorja jonë po thellohet, jam shumë falënderuese ndaj qytetarëve të Mitrovicës që na besuan”.

Ajo ka thënë se është jashtëzakonisht e lumtur për rezultatet deri tani.

“Deri tani jemi afër 40 për qind, trendi është shumë i mirë”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme