Zgjedhjet lokale

Qendrat e votimit në veri të Mitrovicës mbyllen me kohë

Qendrat e votimit në veri të Mitrovicës janë mbyllur në ora 19:00, ndërsa në qendrën “Sveti Sava” qytetarët të cilët kanë qenë brenda, u është mundësuar votimi.

Në këtë komunë rreth 22 mijë qytetarë kanë mundur të ushtrojnë të drejtën e votës në 7 qendra të votimit me gjithsej 27 vendvotime.

Në këtë proces ka qenë i kyçur edhe Misioni i OSBE-së, i cili ka ofruar mbështetje teknike KQZ-së.

Sipas KQZ-së dalja e qytetarëve në zgjedhjet lokale në veri të Mitrovicës ka qenë rreth 40 për qind, ndërsa nuk është shënuar ndonjë incident.

“Gjithçka ka shkuar mirë dhe sipas planit. Nuk është shënuar asnjë incident në këtë proces zgjedhor në asnjërën prej komunave veriore”, ka thënë për KosovaPress zëvendës drejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti.