Zgjedhjet lokale

Topalli: Do të pranojmë çdo rezultat

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Ferizajt, Faton Topalli ka thënë në një linjë direkte për KTV-në, se do të pranojnë çdo rezultat që do të dalë.

Ka thënë se procesi zgjedhor ka shkuar shumë mirë.

“Ka shkuar shumë mirë, një proces zgjedhor me akcese shumë të vogla, por ishte proces i drejt dhe i mirë”, përcjell Koha.net.

Ai ka përmendur edhe Exit Pollin, i cili Vetëvendosjen e ka në pozitën e tretë, por megjithatë ka thënë se presin rezultatet përfundimtare.

“Deri tani nuk kemi rezultate zyrtare por natyrisht se do e pranojmë çdo rezultat”, tha ai.

Ka shtuar se si parti, pavarësisht rezultateve, ata nuk do të pushojnë angazhimin për një jetë më të mirë për qytetarët.