Zgjedhjet lokale

LDK: Jemi partia e parë, i mbajmë 9 komuna synojmë 15

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se partia e tij është fituese e zgjedhjeve lokale të mbajtura këtë të diel.

Sipas Mustafës, LDK ka fituar nëntë komunat që i ka udhëhequr deri tash, ndërsa synon të fitojë 15 për të arritur më shumë se gjysmën e komunave total me shumicë shqiptare.

“Sipas gjitha informatave, po dalim partia e parë. Do të kemi numrin më të madh të komunave të Kosovës. Bindshëm do t’i mbajmë nëntë komunat që kemi qeverisur dhe do t’i fitojmë edhe komunat tjera. Do të kemi mbi 15 komuna, apo më shumë se gjysmën e komunave me shumicën shqiptare”, ka thënë ai.