Kusari - Lila: Ekziston mundësia të fitojmë pa balotazh

Kusari - Lila: Ekziston mundësia të fitojmë pa balotazh

22 tetor 2017 20:03

Kryetarja aktuale dhe kandidatja e Alternativës edhe për një mandat të ri në Gjakovë, ka shprehur optimizëm se mund ta fitojë pa balotazh garën atje.

Ajo ka thënë se rezultatet që i vijnë nga komisionarët e rëndisin bindshëm si partinë e parë, jo vetëm atë si kandidate por edhe listën e Alternativës për Asamble.

“Rezultatet e para na qesin partinë e parë, jo vetëm me kandidatin por edhe me listën për asamblistë. Presim edhe një orë të dimë që cila është përqindja me të cilën prijmë. Ekziston mundësia që ne të fitojmë pa balotazh”, ka thënë Kusari Lila, për KTV.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme