Ndalohen pesë persona lidhur me procesin zgjedhor Foto: Koha / Ilustrim

Ndalohen pesë persona lidhur me procesin zgjedhor

22 tetor 2017 19:44

Prokurori i Shtetit, njofton opinionin publik që deri në ora 19:00 në tërë territorin e Republikës së Kosovës, janë raportuar tri raste me pesë persona të ndaluar, lidhur me procesin zgjedhor që është duke u zhvilluar sot, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Dy persona janë ndaluar si të dyshuar për kryerje të veprës penale nga neni 215, “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, i Kodit Penal i Republikës së Kosovë. Ndërsa, një person është ndaluar me dyshimin për kryerje të veprës penale nga neni 220, “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”, i Kodi Penal të Republikës së Kosovë”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Më tutje thuhet se, “dy persona tjerë janë ndaluar si të dyshuar për kryerje të veprave penale nga neni 214, “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë Zgjedhjeve”, dhe neni 216, paragrafi 1, nën paragrafi 1.2, “Keqpërdorimi i drejtës së votimit” i Kodi Penal të Republikës së Kosovë”.

Dy të ndaluarit e parë janë nga Komuna e Parteshit, i ndaluari i tretë është nga Komuna e Mitrovicë së Jugut, ndërsa dy të fundit nga Komuna e Mamushës.

Po ashtu, njoftomë opinionin se gjashtë personat e ndaluar në Mitrovicë të Jugut, të dyshuar se kanë kryer veprën penale nga neni 220 “Asgjësimi i dokumenteve të votimit” i Kodi Penal të Republikës së Kosovë, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme