Mbyllen qendrat e votimit në Mitrovicë

Mbyllen qendrat e votimit në Mitrovicë

22 tetor 2017 19:37

Janë mbyllur pothuajse të gjitha qendrat e votimit sonte në ora 19:00 në qytetin e Mitrovicës, për zgjedhjet lokale në Kosovë.

Shtatë persona janë shoqëruar në polici, shtatë fletëvotime kanë munguar në disa qendra të votimit, fotografim të votës dhe hyrje me flamur të një subjekti politik në qendër të votimit, janë kryesisht ngjarjet që kanë përshkuar sot ditën e zgjedhjeve në këtë komunë.

Sipas përfaqësuesve të DMV-së për rajonin e Mitrovicës, dalja e qytetarëve në votime deri në ora 16:00 ka qenë 32 për qind, ndërsa jo zyrtarisht mësohet se dalja e përgjithshme e mitrovicasve deri në mbyllje të qendrave është rreth 44 për qind, raporton kp.

Në disa qendra edhe pse janë mbyllur dyert, vazhdohet të votohet brenda tyre për shkak të numrit të madh të votuesve të cilët kanë dalë në orët e vona të mbrëmjes.

Ndryshe, në gjithsej 28 qendra të votimit të kësaj komune, numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote ka qenë mbi 79 mijë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme