Përqindje e përafërt e votuesve në katër komuna të rajonit të Prishtinës

Përqindje e përafërt e votuesve në katër komuna të rajonit të Prishtinës

22 tetor 2017 18:11

Dalje e përafërt e daljes në zgjedhje është parë në katër komunat e rajonit të Prishtinës: Podujevë, Fushë-Kosovë, Obiliq e Graçanicë sa i përket përqindjes.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 15:00 në Podujevë kanë dalë 26 mijë e 602 votues, ose 31.64 për qind nga 84,088 votues sa janë gjithsej. Pastaj në Fushë-Kosovë kanë votuar 10 mijë e 954 votues, ose 30.13 për qind nga 36, 361 votues, në Obiliq kanë votuar 8 mijë votues ose 32,54 për qind nga 24.582 votues. Përqindje më e vogël është shënuar në Komunën e Graçanicës, ku deri në orën 15:00 kanë votuar 5.012 votues ose 23.68 për qind nga 21.163 votues sa ka kjo komunë. Në këtë të fundit, Demokracia në Veprim ka raportuar gjatë ditës se kishte ndodhur një përleshje fizike në Graçanicë.

“Në shkollën ‘Kralj Milutin’ në Komunën e Graçanicës, gjatë procesit të votimit ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa votuesve, për çka ka ndërhyrë policia duke i shoqëruar në stacion policor këta votues. Ky incident nuk ka ndikuar në pengimin e procesit të votimit dhe mund të cilësohet si incident i izoluar”, kanë raportuar zyrtarët e Demokracisë në Veprim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme