KQZ-ja teston platformën online për raportimin e shkeljeve zgjedhore

KQZ-ja teston platformën online për raportimin e shkeljeve zgjedhore

22 tetor 2017 16:20

Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka lansuar Platformën e Raportimit të Shkeljeve Zgjedhore: https://kqzkosova.ushahidi.io/views/list.

Duke qenë një projekt në testim për herë të parë, kjo platformë online është duke vazhduar të funksionojë.

Përmes kësaj platforme, KQZ-ja ka pranuar raportime të shkeljeve nga tereni vetëm përmes vëzhguesve të akredituar dhe stafit të angazhuar zgjedhor.

Pas secilit raportim, KQZ-ja bën konfirmimin përmes stafit në teren dhe merr masat përkatëse. Vetëm pasi të konfirmohet rasti – do të publikohet.

Kjo platformë nuk zëvendëson ankesat në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe institucione tjera.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme