Në Mushtisht, pati mospërputhje të nënshkrimeve me fletëvotime për kryetar

Në Mushtisht, pati mospërputhje të nënshkrimeve me fletëvotime për kryetar

22 tetor 2017 16:06

Në Mushtisht kanë dalë probleme në procesin zgjedhor të votimeve për Zgjedhjet Lokale 2017.

TherandaPost ka marrë vesh që aty ka pasur mungesë të disa fletëvotimeve për kryetar të Komunës.

Këtë rast e kanë konfirmuar për TherandaPost edhe Komisioni Komunal Zgjedhor (KKZ) në Suharekë, duke thënë se ka pasur mospërputhje mes nënshkrimeve dhe fletvotimeve në Mushtisht.

Ky rast është përcjellë për në Komisionin Zgjedhor të Kosovës, të cilët do të merren me hetimin e rastit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme