Apostolova në Mitrovicë: Kryetarët e Komunave duhet të kenë duar të pastra

Apostolova në Mitrovicë: Kryetarët e Komunave duhet të kenë duar të pastra

22 tetor 2017 15:42

Shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, po qëndron në veri të Mitrovicës, ndërsa ka zhvilluar takime me përfaqësues të OSBE-së dhe ka vizituar dy qendra votuese – shkollën teknike dhe atë “Sveti Sava”.

Portali serb “Kossev” ka biseduar me Apostolovan, e cila u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin dhe të votojnë.

“Është shumë me rëndësi se kush do të jenë kryebashkiakët dhe qeverisja lokale, sepse janë ata që do t’i zgjidhin problemet dhe do të vendosin për çështje të rëndësishme për qytetarët. Mendoni mirë për kë të votoni, ata do të jenë njerëzit që do të punojnë dhe do t’i zgjidhin problemet e qyteteve tuaja dhe rajonit. Ata njerëz duhet të jenë me duar të pastra, të respektojnë dhe të jenë të respektueshëm dhe duhet të jenë profesionistë në punën e tyre”, ka thënë Apostolova, transmeton Koha.net.

Sot po mbahen zgjedhjet lokale në territorin e Republikës së Kosovës.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme