Bytyqi: Procesi po shkon mirë, s’ka parregullsi

Bytyqi: Procesi po shkon mirë, s’ka parregullsi

22 tetor 2017 15:31

Kandidati i Nismës për Kosovën për kryetar të komunës së Prishtinës, Shyqiri Bytyqi, në një konferencë për media tha se procesi zgjedhor po shkon mirë dhe se deri tani nuk është paraqitur ndonjë parregullsi.

“Ne bazë të informacioneve që kemi deri tani nga ë shtabet tona zgjedhore, deri në orën 14 nuk është paraqitur ndonjë parregullsi. Në përgjithësi procesi po shkon mirë. Jemi në kontakte të vazhdueshme me degët tona. Deri tani ka qenë një dalje pothuajse e njëjtë me zgjedhjet e fundit lokale. Pa rregullsi të vogla, të cilat nuk e shohim që janë pengesë në mbarëvajtjen e procesit. Dhe konsiderojmë se nëse vazhdon deri në fund do ta kemi një përfundim të zgjedhjeve ashtu siç duhet. Në përgjithësi kemi komuna, që deri në ora dy kanë shkuar 20 për qind, 23 për qind po variojnë varësisht nga komunat”, tha ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme