Potera i Vetëvendosjes fton qytetarët që masovikisht të dalin në zgjedhje

Potera i Vetëvendosjes fton qytetarët që masovikisht të dalin në zgjedhje

22 tetor 2017 14:02

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Ajet Potera, ka votuar në qendrën e tij të votimit në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Podujevë.

Ai beson që ky proces të shkojë pa problem duke ftuar të gjithë qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“Me besimin që ky proces i votimit të shkojë pa probleme dhe me besimin në vullnetin e qytetarëve për ndryshim, votova në shkollën fillore ‘Naim Frashëri’. Ftoj të gjithë qytetarët e Podujevës ta shfrytëzojnë të drejtën e votës duke marrë pjesë masovikisht në votim”, ka thënë Potera.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme