Zgjedhjet lokale

Dalja më e madhe në Mamushë, më e vogla në Skenderaj

Pjesëmarrja më e madhe në zgjedhjet e sotme lokale në Kosovë deri në ora 11.00 është në komunën e Mamushës me 23,48 për qind, derisa në komunën e Skenderajt ka pasur më së paku votues – gjithsejtë 6.02 për qind.

Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, në vendin e dytë për nga dalja më masive është Kllokoti me 21,25 për qind, pasuar nga Leposaviqi me 18.25 për qind.

Në qytetet kryesore dalja e votuesve është si vijon: në Prishtinë deri në ora 11.00 kanë votuar 12.52 për qind, në Pejë 9.87 për qind, në Prizren 8.97 për qind, në Ferizaj 11.01 për qind, në Gjakovë 9 për qind, Gjilan 9.16 dhe Mitrovicën e Jugut 8.80 për qind.

KQZ ka bërë të ditur se deri në ora 11.00 kanë votuar 10.26 për qind e votuesve me të drejtë vote.