Sipas Vetëvendosjes, deri tash zgjedhjet po zhvillohen pa probleme

Sipas Vetëvendosjes, deri tash zgjedhjet po zhvillohen pa probleme

22 tetor 2017 13:31

Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një konference për media, e para për sot, thotë se deri më tash nuk është shënuar ndonjë incident apo parregullsi nëpër vendvotimet e komunave të Kosovës.

Shefi i Shtabit Zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, duke theksuar se kjo ditë është e rëndësishme për të gjitha komunat e Kosovësm ka ftuar të gjithë qytetarët, e veçmas të rinjtëm ta shfrytëzojnë si është më së miri obligimin e tyre qytetarë dhe kushtetues.

Ai tha se procesi zgjedhor po ecën normalisht dhe nuk ka ndonjë problem që ia vlen të përmendet, sepse janë të interesuar si subjekt politik që këto zgjedhje të jenë sa më demokratike.

“Urojmë posaçërisht votuesit e rinj që për herë të parë të dalin në vendet e tyre të votimit që edhe ata të bëhen pjesë e vendimmarrjes shumë të rëndësishme për të ardhmen e tyre nëpër komunat e tyre. Ne si Lëvizje Vetëvendosje angazhohemi që kjo ditë e veçantë për Kosovën të kalojë e qetë dhe pa asnjë problem. Ftojmë të gjithë qytetarët, pa dallim, që të marrin pjesë në votime, sepse është kohë e mirë dhe e përshtatshme, ku nuk ka punë më të rëndësishme për asnjë qytetarë se sa të del në votime. Sa më I madh që të jetë numri I atyre që marrin pjesë në procesin zgjedhor, zgjedhjet do të jenë më demokratike dhe në jemi shumë të interesuar që këto zgjedhje të jenë demokratike, të jenë të qeta, të jenë të drejta dhe të jenë në interes të qytetarëve të Kosovës”, tha Kurteshi.

Ndërsa, Ylli Hoxha nga kjo Lëvizje u ka bërë thirrje komisionarëve, vëzhguesve dhe organeve të rendit që të jenë syçelë edhe në orët e ardhshme që të zbatojnë ligjin, rregullat dhe procedurat.

“Kjo është një shenjë e konfirmimit të vullnetit të qytetarëve të Prishtinës, konfirmimit demokratik për zgjedhjen e tyre të lirë. Në këtë ditë të bukur duhet angazhuar edhe më tutje në mënyrë që të gjithë qytetarët ta kryejnë detyrën e vet dhe ta japin votën e vet, vullnetin e vet për të ardhmen e Prishtinës. Sot e ardhmja e Prishtinës, është në duart e tyre. I ftoj të gjithë ata që në orët e ardhshme të gjithë të dalin ta japin votën. Procesi nuk ka shënuar incidente të theksuara, në disa raste sporadike janë menaxhuar me sukses nga komisionarët dhe vëzhguesit tanë nëpër vendvotime. I bëjë thirrje komisionarëve, vëzhguesve dhe organeve të rendit që të jenë sy çelë edhe në orët e ardhshme të zbatojnë ligjin, rregullat dhe procedurat, po ashtu ne do të jemi në funksion të kësaj mbarëvajtje me gjithë kapacitetet tona organizative”, tha Hoxha.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme