Zgjedhjet lokale

Dy autobusë ndalohen te Dheu i Bardhë, votuesit kaluan kufirin në këmbë

Disa qindra serbë që po vinin nga Jagodina, Smedereva, Beogradi dhe vende të tjera të Serbisë, të cilët sipas medieve serbe (RTV Plus, KoSSev) ishin nisur për të votuar në zgjedhjet lokale në Novobërdë, janë ndaluar në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë – Konçul, transmeton Koha.net.

Sipas këtyre medieve, Policia e Kosovës nuk i ka lejuar të hynin në Kosovë dy autobusë me targa të Nishit, sepse nuk kishin licencë për transport të udhëtarëve në Kosovë dhe as Kartonin e Gjelbër.

ëhet e ditur se udhëtarët e autobusit ishin simpatizantë të GI Aktivnga Gragjanska Iniciativa e cila garon në zgjedhjet lokale dhe “ata votojnë në Kllokot dhe Vërbovc.

Shumica e udhëtarëve ka kaluar kufirin në këmbë dhe janë drejtuar nga vendvotimet përkatëse, thekson KoSSev, transmeton Koha.net.