Limaj: Sot është një mundësi e madhe për të gjithë qytetarët

Limaj: Sot është një mundësi e madhe për të gjithë qytetarët

22 tetor 2017 12:14

Kryetari i Nisma për Kosovë, Fatmir Limaj, i cili sot ka ushtruar të drejtën e tij kushtetuese për të votuar në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, tha se sot është një ditë e mirë, një mundësi e madhe për gjithë qytetarët e Republikës ë Kosovës, për të vendosur kush do t’i drejtojë përfaqësoi në nivel lokal në gjithë asambletë anembanë të Kosovës.

Ai shpreson që përzgjedhësit të jenë zë i zgjidhjes së problemeve për të gjithë qytetarët, transmeton KP.

“Pres dhe shpresoj që të gjithë qytetarët e Kosovës do të marrin vendimin e duhur dhe do të përzgjedhin, të cilët vërtet do të jenë zëri I zgjidhjes së telasheve dhe problemeve të tyre në nivel lokal. Suksese dhe uroj që ky proces ashtu siç ka filluar të përfundoj dhe uroi që të kemi drejtues lokal si në asamble ashtu edhe për drejtues komunash, pra njerëzit të cilët do të merren me zgjidhjen e problemeve të qytetarëve tanë”, theksoi Limaj.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme