Kandidatët për kryetar të Mitrovicës ftojnë qytetarët për dalje masive në zgjedhje Foto: Koha / ilustrim

Kandidatët për kryetar të Mitrovicës ftojnë qytetarët për dalje masive në zgjedhje

22 tetor 2017 12:05

Disa prej kandidatëve për kryetar të komunës së Mitrovicës obligimin e tyre qytetar e kanë kryer sot në orët e hershme të mëngjesit.

Ata thanë se në bazë të informatave të deritashme, procesi është duke shkuar në rregull, ndërsa porositën qytetarët që të dalin në numër sa më të madh për të votuar.

Valdete Idrizi, kandidate për kryetare nga radhët e PDK-së, u shpreh e bindur se të gjithë mitrovicasit me të drejtë vote do të dalin sot në zgjedhje.

Image

“Uroj dhe besoj se të gjithë qytetarët e Mitrovicës me të drejtë vote kanë me shfrytëzuar të drejtën e vet dhe me dalë me votuar. Jam shumë e sigurt se do të jetë një ditë shumë e mirë deri në fund të ditës”, ka thënë Idrizi, raporton KP.

Fehmi Ferati nga Vetëvendosje, ka uruar veç tjerash, të ketë sa më pak fletëvotime të pavlefshme.

Image

“Uroj më të mirën e zgjedhjeve. Sa më pak fletëvotime të dëmtuara. Thjesht, uroj që të ketë pjesëmarrje masive të qytetarëve”, tha Ferati.

Në anën tjetër, Safet Kamberi nga LDK-ja, tha se dëshiron që ky proces zgjedhor të rrumbullakohet me gjithë atë kulturë të cilën qytetarët e kanë dëshmuar gjatë fushatës. Sipas tij, le të fitojë ai për të cilin mitrovicasit mendojnë se vërtetë është më i miri.

Image

“Shpresojmë se qytetarët e Mitrovicës do të dalin masovikisht për të dhënë besimin e vet, dhe kjo besoj se do të rrumbullakohet me gjithë atë kulturë që ne e kemi dëshmuar për një muaj rresht dhe të fitojë ai i cili me të vërtetë mendojnë qytetarët e Mitrovicës. Deri tani sipas informative që ka shtabi ynë, gjithçka ka qenë në rregull me ndonjë përjashtim teknik të vogël, në përgjithësi procesi është i qetë dhe stabil”, tha Kamberi.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme