Ymeri: E rëndësishme dalja masive, që vota të jetë sa më cilësore

Ymeri: E rëndësishme dalja masive, që vota të jetë sa më cilësore

22 tetor 2017 11:39

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, pasi votoi për zgjedhjet lokale, tha se qytetarët duhet të votojnë në mënyrë masive, në mënyrë që vota të jetë sa më cilësore.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që qytetarët e Republikës, secili nëpër komunat e veta, sot ta shfrytëzojnë këtë të drejtë që e kanë, sa më masivisht, në mënyrë që edhe vullneti i tyre dhe zëri i tyre të shndërrohet në qeverisje e mirëqeverisje për komunat ku jetojnë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që dalja të jetë sa më masive, në mënyrë që vota të jetë sa më cilësore”, tha ai, raporton KP.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme