Veseli: Sot qytetarët vendosin kush do t’i qeverisë për katër vite

Veseli: Sot qytetarët vendosin kush do t’i qeverisë për katër vite

22 tetor 2017 11:32

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar.

Veseli, pasi ka votuar bashkë me bashkëshorten e tij Violetën në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë, tha se qytetarët do të vendosin se kush do t’i qeverisë për katër vitet e ardhshme.

“Ditë vërtet shumë e bukur dhe në të njëjtën kohë me qenë krenar për vendin ku kemi arritur si demokraci në mënyrë të qetë, të emancipuar. Do të fitoj ai që është më i miri, ajo që është më kryesore po ecë një proces shumë pozitiv, ka qenë një fushatë jashtëzakonisht pozitive dhe të ecim të përfundojmë në këtë mënyrë që të shkojë deri në fund vullneti i qytetarëve tanë. Ftoj qytetarët në mënyrë sa më masive që t’i përgjigjen votimit, është përgjegjësi kushtetuese, është e drejt e tyre, ata do të vendosin kush do t’i qeverisë në katër vitet e ardhshme, ndërsa ne politikanet do të jemi në shërbimin e tyre”, tha Veseli, raporton KP.

Ai ka falënderuar edhe mediat për korrektësinë dhe profesionalizmin, duke thënë se janë shembull për regjionin.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme