Bytyqi nga Nisma fton qytetarët për të votuar

Bytyqi nga Nisma fton qytetarët për të votuar

22 tetor 2017 11:26

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Nisma për Kosovën, Shyqiri Bytyqi, e ka vlerësuar si të rëndësishme ditën e sotme për qytetarët e vendit.

Ai pas votimit u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të kryejnë obligimin e tyre për të votuar.

“Atëherë pas tridhjetë ditëve fushatë, besoj se sot është dita më e rëndësishme, sepse është dita e qytetarëve. Qytetarët do të vendosin se kush do të jenë ata, të cilët do t’i qeverisin për një mandat. Në këtë rast, shfrytëzoj rastin t’i uroj qytetarët për këtë ditë. Qytetarët e Prishtinës dhe qytetarët tjera të komunave të tjera. Njëkohësisht, ftoj qytetarët që të marrin pjesë në këtë vendimmarrje që besoj që është vendimi më i rëndësishëm për qytetarët”, tha Bytyqi, raporton KP.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme